Trendy

VMRO: Nuk do të lejojmë që për tendera të dyshimtë të digjen të gjallë pacientët në spitale

Para 58 minuta

LSDM dhe Venko Filipce do të jenë kundër gjithçkaje në këtë vend, vetëm që Maqedonia të mos ketë sukses. Që ne të dështojmë si vend, ata do të jenë kundër qendrave të të dhënave, investimeve të huaja dhe hyrjes së teknologjive të larta. Ata janë të përgatitur të jenë kundër punësimeve të reja – vetëm që Maqedonia të dështojë siç ka dështuar për shtatë vjet. Këtë e ka treguar në të kaluarën patroni i saj, karakteristika e të cilit është të punojë gjithçka kundër qytetarëve maqedonas dhe interesave kombëtare, thuhet në deklaratën për media të VMRO-DPMNE-së.

VMRO thotë më tej se nuk do të lejojnë që për shkak të tenderave të dyshimtë pacientët të digjen të gjallë në spitale.
Por ne do të vazhdojmë të punojmë për të ardhmen dhe progresin. Për keqardhjen e tyre, do të ketë edhe investime të reja në teknologji të larta dhe Maqedonia do të zhvillohet në sferën dixhitale. Kjo kurrë nuk do të thotë kompromis me mjedisin, ajrin dhe ujin. Ne nuk jemi njerëz që do të lejojnë, për shkak të tenderëve të dyshimtë, pacientët të digjen të gjallë në spitale. Apo të mos kenë asnjë kontroll mbi pastërtinë e ujit për vite me radhë, ndërsa mbajnë postin e Ministrit të Shëndetësisë’’, thotë VMRO-DPMNE

Trending