Maqedoni

“Zbulojmë skandalin e radhës të kryetarit të VLEN në lidhje me gjuhën shqipe!” – thonë nga BDI

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

December 29, 2024, 11:12

Bashkimi Demokratik për Integrim ka dalë me një tjetër reagim në lidhje me gjuhën shqipe, transmeton TV21.

Nga partia e integristëve thonë se kanë zbuluar edhe një tjetër, siç thonë, “skandal të kryetari të VLEN-it, Afrim Gashi duke refuzuar të flasë në gjuhën shqipe.

“Një ambasador i huaj në Shkup, në përpjekje për të respektuar origjinën shqiptare të Kryetarit të Kuvendit, kishte mësuar shqipen me ditë të tëra dhe i foli Gashit në gjuhën amtare shqipe, për të impresionuar atë.
Përgjigjja e Afrim Gashit?
Një refuzim i hapur, duke iu përgjigjur vetëm në maqedonisht!”, thonë nga BDI.

Më tej vlerësojnë se ky “qëndrim nuk është rastësi, por dëshmi e një mentaliteti vetëmohimi dhe përçmimi ndaj gjuhës shqipe”.

“Kryetari i s’vlenit, Afrim Gashi, jo vetëm që nuk përfaqëson denjësisht shqiptarët, por me veprimet e tij dëmton rëndësinë e shqipes si simbol i identitetit dhe unitetit tonë kombëtar.
Në vend që të jetë një shembull krenarie dhe të promovojë diversitetin kulturor, Kryetari i s’vlen-it zgjodhi të shpërfillë përpjekjet për të respektuar gjuhën dhe identitetin tonë!
Ky veprim është një turp i madh dhe një poshtërim për të gjithë shqiptarët!
Shkurt e shqip: Afrim Gashi ka humbur besimin dhe legjitimitetin për të përfaqësuar shqiptarët!
Shqiptarët meritojnë përfaqësues që mbrojnë dhe nderojnë identitetin tonë kombëtar, jo të tillë që e injorojnë dhe përçmojnë atë!
E dijmë që kritika jonë ndoshta e forcon pozicionin e kryetarit të vlenit-it brenda VMRO-së si “shqiptar i ndershëm” sipas kritereve të tyre.
Por përgjegjësinë dhe përgjigjen për këtë përçmim, vetmohim ndaj vetes dhe popullit të vet, do ta merr nga vetë shqiptarët, të cilët nuk do të harrojnë asnjë akt që cenon gjuhën, identitetin dhe dinjitetin tonë.

Reflektimi dhe dorëheqja e tij janë aktet e vetme të ndershme që mund ta shpëtojnë sadopak dinjitetin e tij!”, thonë më tej nga BDI.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive

Më shumë nga kategoria

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_1439
Lëvizja BESA konsolidoi degën në Dibër
IMG_1433
Regjistrohen dy raste me kollën e keqe në shtatë ditët e fundit në Maqedoni
IMG_1430
Vidhen byrekë dhe para nga një byrektore – policia është në kërkim të hajdutit
IMG_1424
Komuna e Tetovës prezenton një copëz arti nga Tetova në Tiranë para presidentit Bajram Begaj
IMG_3029
Në Bellovisht të Gostivarit 43-vjeçari gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
IMG_1412
OBSH: Synohet hyrja e 500-600 kamionëve me ndihma çdo ditë në Gaza kur armëpushimi të hyjë në fuqi