Trendy

Zemra në duar të sigurta – Me Dr. Arben Kojqiqi dhe ekipin profesional të Kojqiqi Kardiokirurgji

Para 2 javë

Kojqiqi Kardiokirurgji përfaqëson përkushtim, profesionalizëm dhe kujdes maksimal për shëndetin e zemrës suaj.

Me një ekip të specializuar në kardiokirurgji, kirurgji torakale, vaskulare dhe kardiologji, kjo klinikë sjell kombinimin ideal mes përvojës së pasur mjekësore dhe teknologjisë moderne, duke ofruar trajtime të sigurta, precize dhe me standarde të larta bashkëkohore.

Në qendër të këtij suksesi qëndron Dr. Arben Kojqiqi dhe Fatos Kojqiqi, themelues dhe pronar i Kojqiqi Kardiokirurgji – një emër i respektuar në fushën e kardiokirurgjisë, i njohur për profesionalizmin, përkushtimin dhe qasjen humane ndaj çdo pacienti bashk me familjarë mjek Fatos dhe Besnik Kojqiqi që kanë të gjithë eksperiencë mbi 20 vjeqare në Gjermani kurse dr Arben Kojqiqi në Angli.

Shkollim në qendra të njohura evropiane (Austri, Rumani). Specializim në Kardiokirugji dhe Kirugji Kardio-Torakale në Berlin, Lahr, Londër, Oxford, Cambridge.

Gjithashtu me pasion të jashtëzakonshëm për mjekësinë, ai ka ndërtuar një institucion ku prioritet absolut mbetet shëndeti, siguria dhe besimi i pacientëve.

Çdo pacient trajtohet me seriozitet, respekt dhe kujdes të veçantë – nga konsultat e para deri te ndërhyrjet më të avancuara kirurgjikale. Ambienti modern, teknologjia e avancuar dhe ekipi profesional krijojnë një përvojë të sigurt dhe të besueshme për çdo person që kërkon trajtim cilësor.

Kojqiqi Kardiokirurgji është më shumë se një klinikë – është një vend ku ekspertiza bashkohet me humanizmin, dhe ku zemra juaj merr kujdesin që meriton.

Klinika ndodhet në Prishtinë, mund të kontaktoni numrin +383 49 740 734 për detaje dhe konsultime.

Si dhe ta vizitoni adresën www.kojqiqi.com

 

Trending