Në orët e para të mëngjesit të datës 3 korrik 2025, rreth orës 01:10, në afërsi të pikës pagesore në Zhelinë, efektivët e Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor të Tetovës kryen një kontroll rutinë mbi një automjet të pasagjerëve të tipit “BMW”, me targa të Shkupit, në të cilin udhëtonin tre persona nga Shkupi: E.S. (27), D.S. (33) dhe A.O. (24).
Gjatë kontrollit të detajuar të kryer mbi pasagjerët dhe automjetin, te personi E.S. u gjet një mjet me substancë pluhur të bardhë, e dyshuar si narkotik. Të tre personat janë privuar menjëherë nga liria dhe janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejshme hetimore. Prokuroria është njoftuar për rastin dhe pas dokumentimit të plotë, ndaj tyre do të përgatitet parashtresë përkatëse penale.










