Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e sotme në zonën mes fshatrave Dolani dhe Luboten në rajonin e Shtipit. Sipas informacioneve të para, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore.
Në terren janë angazhuar të gjithë zjarrfikësit e Shtipit, të cilët janë thirrur që nga ora 15:00 për të lokalizuar zjarrin. Gjithashtu, është vënë në funksion edhe një eskavator i ndërmarrjeve publike të qytetit, i cili po krijon një perimetër mbrojtës për të parandaluar përhapjen e flakëve drejt fshatit Dolani.










