Trendy

Zjarr në një BMW në Zhelinë, dëmet shmangen falë reagimit të shpejtë

Para 2 javë

Një automjet i udhëtarëve i markës “BMW” me targa të Tetovës është përfshirë nga zjarri në fshatin Zhelinë. Ngjarja ka ndodhur më 10.01.2026 rreth orës 22:30, ndërsa automjeti ishte i parkuar para një shtëpie.

Rasti është denoncuar nga R.S. (29), i cili ka ndërhyrë menjëherë dhe ka arritur ta lokalizojë zjarrin para përhapjes së tij. Policia ka kryer fotodokumentimin e vendit të ngjarjes dhe po heton shkaqet e zjarrit.

Trending