Maqedoni

Zjarr në podrumin e një ndërtese në Çair, evakuohen banorët

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

October 2, 2024, 09:10

Është shmangur tragjedia nga zjarri në podrumin e një ndërtesë në Çair. 35familje janë evakuuar, një pjesë e të cilëve kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të asfiksimit nga tymi. Në mesin e tyre ka dhe zjarrfikës. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende.

“Siç mund të shihet në prapavijë, zjarri vazhdon të digjet në rrugën Prohor Pçinski në komunë të Çairit dhe deri tani janë evakuuar disa banorë të kësaj ndërtese. Sipas informatave të para një zjarrfikës është në toksikologji dhe disa banorë të cilët janë dërguar me ndihmën e shpejtë nga këtu”, raporton Avni Tahiri – Gazetar.

Banorët që takuam aty, ishin jashtë që nga ora 1:50 pas mesnate kur edhe kishte nisur zjarri. Ndërsa zjarrfikësit edhe më tej vazhdonin të evakuojnë banorët e ndërtesës.

“E pamë tymin dhe ikëm jashtë. Thanë se ka banorë që i kanë dërguar neper spitale? Po, ka. I dërguan në Toksikologji me vetura, disa ende janë lartë”, u shpreh një qytetar.

“Ishte ndezur podrumi ndërsa mbi zjarrin është banesa jone por patëm fat mbrëmë gjyshja e djalit dhe një tjetër e afërt e kishin lëshuar banesën në ora 21:00 dhe fati ka dashur ashtu”, tha një tjetër banor i ndërtesës.

Sipas Zjarrfikësve ndihma e shpejtë dhe ekipet e shpëtimit mbërritën në kohë.

“Deri tani janë evakuuar 35 familje me shkallët e zjarrfikëseve të qytetit të Shkupit, nuk ka fatkeqësi, janë në rregull dhe për momentin na kanë ngelur edhe dy familje që të shpëtohen për momentin janë lartë dhe vetëm duhet t’i zbresim poshtë dhe të përfundohet numri. Zjarri ka filluar në ora 1:45, zjarrfikësit arritën në kohë dhe ishin të përgatitur, 9 orë duke punuar”, deklaroi Sefer Demiri, zjarrfikës.

Arsyet e këtij zjarri ende nuk dihen. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
VLEN-1-780x439-1-696x392
VLEN: Urojmë fitoren e madhe të Kurtit në zgjedhje
IMG_4379
Haradinaj i përgjigjet Kurtit për ofendimin: Epiteti hajvan i shkoj atij, tregoi vica gjatë fushatës
IMG_4378
MPS: Shkelje në Komunë të Vrapçishtit, keqpërdoret makina e Çerdhes
IMG_4361
Zgjedhjet në Kosovë/ Vuçiç “kunj” për Kurtin: Duhet të shqetësohet për veten, 10 mandate për Listën Serbe
IMG_4357
Eman Rrahmani: Kemi arritur rezultat të jashtëzakonshëm, vazhdojmë pa u ndalur në mbrojtje të kauzës për Familjen!
IMG_4355
Trump këmbëngul në marrjen e Gazës: Ne do ta rindërtojmë atë