Një zjarr ka shpërthyer sot në ambientet e Shkollës së Mesme Bujqësore në Tetovë, duke shkaktuar alarm te nxënësit dhe stafi i shkollës informon Tetovasot.
Sipas informacioneve të para, menjëherë pas vërejtjes së tymit dhe flakëve, është bërë evakuimi i nxënësve nga klasat për të shmangur çdo rrezik të mundshëm. Në vendngjarje kanë intervenuar ekipet e Njësisë Territoriale Kundër Zjarrit, të cilat kanë punuar për lokalizimin dhe shuarjen e zjarrit.
Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa autoritetet po hetojnë shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.
Nxënësit dhe personeli janë larguar në kohë nga objekti, ndërsa situata është vënë nën kontroll nga ekipet kompetente.










