Trendy

Zvicra mposht Bosnjën me rezultat të thellë, Xhaka shënon njërin nga golat

Para 38 minuta

Pas barazimit befasues me Katarin, Zvicra ka arritur fitoren e parë në fazën e grupeve në Kupën e Botës.

Zvicra ka triumfuar 4:1 ndaj Bosnjë e Hercegovinës, me të gjitha golat që u shënuan në pjesën e dytë.

Manzambi kaloi Zvicrën në epërsi në minutën e 74-t të ndeshjes.

Përballja u bë më e lehtë për ekipin e kapitenit Granit Xhaka, pasi Muharemovic u ndëshkua me karton të kuq direkt në minutën e 80-të, pas një ndërhyrjeje të ashpër.

Katër minuta më vonë, Vargas shënoi për 2:0, ndërsa në minutën e 90-të Manzambi realizoi golin e tretë.

Në minutat shtesë, Mahmic ngushtoi rezultatin për Bosnjën në 3:1.

Megjithatë, në minutën e gjashtë të kohës shtesë, Granit Xhaka u tregua i saktë nga penalltia për ta vulosur fitoren 4:1.

Me këtë fitore, Zvicra shkon në katër pikë në Grupin B dhe mban vendin e parë, ndërsa Bosnjë e Hercegovina mbetet me një pikë në vendin e tretë.

Trending