Trendy

Zyrtarisht kjo është këngëtarja më e pasur në histori

Para 32 minuta

Pasuria neto e Taylor Swift ka prekur një majë të re të të gjitha kohërave. Këngëtarja është shpallur artistja femër më e pasur në histori, sipas listës “Iconoclast 50” të revistës Forbes për vitin 2026. Që nga marsi i vitit 2026, pasuria e Swift vlerësohet të ketë kapur shifrën e 2 miliardë dollarëve.

Swift arriti për herë të parë statusin e miliarderes në vitin 2024, periudhë gjatë së cilës turneu i saj jashtëzakonisht i popullarizuar “Eras Tour” ishte ende në zhvillim e sipër. Siç raporton Forbes, ky turne grumbulloi në fund plot 2.2 miliardë dollarë, duke u shndërruar zyrtarisht në turneun muzikor me fitimet më të mëdha në histori, përgjatë një shtrirjeje globale prej 16 muajsh.

Pasuria rekord e këngëtares i atribuohet gjithashtu katalogut të saj të gjerë muzikor, duke përfshirë edhe albumet e saj më të fundit, “The Life of a Showgirl” dhe “The Tortured Poets Department”, të cilat u lançuan përkatësisht në vitet 2025 dhe 2024.Për më tepër, ri-regjistrimi i disa prej albumeve të saj të hershme – një lëvizje joortodokse, por revolucionare në industri – i mundësoi Swift-it të rifitonte pronësinë mbi muzikën e saj, duke siguruar kështu të drejtat e plota të autorit dhe fitimet nga shitjet. Ajo mori përfundimisht kontrollin e masterave të saj në maj të vitit 2025 në një shitje të vlerësuar prej 360 milionë dollarësh, sipas Forbes, gjashtë vjet pasi ato iu shitën Scooter Braun.

Pjesë e listës “Iconoclast 50” të Forbes, krahas Taylor Swift, ishin edhe figura të tjera të njohura nga bota e showbiz-it dhe industrisë së argëtimit, si Ryan Coogler, Beyoncé, Bad Bunny dhe The Weeknd. /Prive By Liberta Spahiu

Image

Trending