Bota

Dubai e shkaktoi vetë kaosin? Dyshime se modifikuan retë për të prodhuar shi

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

April 18, 2024, 02:04

Përmbytjet e moti i keq nuk ka kursyer as Dubain luksoz. Në pak orë, ujët u mbuluan nga uji e çdo fluturim u anulua. Stuhia fillimisht kishte goditur Omanin të dielën përpara se të godiste Emiratet e Bashkuara Arabe, duke ndërprerë energjinë, përmbytur shtëpië, duke krijuar kaos me trafikun e bllokuar njerëzit brenda. Ashtu si në Kazakistan, Pakistan, Rusi apo Afganistan kjo situatë vjen si pasojë e fenomeneve natyrore. Po a ndodhi e njëjta gjë me Dubain?

Në media e rrjetet sociale po qarkullojnë hipotezat se në fakt autoritetet në Dubai i nxitën reshjet e dendura të shiut. Spekulohet se retë ekzistuese janë stimuluar për të prodhuar shi. Por sipas ekspertëve, kjo gjë nuk është e vërtetë. Ata thonë se nuk mund të krijosh shi nga ajri i hollë. Ata theksojnë se janë ndryshimet klimatike shkaku, pasi në detet përreth Dubait uji është ngrohur shumë. Kjo më pas ka rritur normat e avullimit. Një tjetër eksperte e meteorologjisë Suzanne Grey tha se stuhitë tropikale nuk janë “ngjarje të rralla për Lindjen e Mesme”. Ajo citoi një studim të fundit që analizonte gati 100 ngjarje të tilla në Gadishullin Arabik jugor nga viti 2000 deri në vitin 2020, sidomos në mars dhe prill.

Megjithatë reshjet janë të rralla në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Gadishullin Arabik, i cili zakonisht njihet për klimën e tij të thatë. Temperaturat e ajrit të verës mund të rriten mbi 50 gradë Celsius.

“Mbjellja e reve” është një lloj procesi i modifikimit të motit që zakonisht përpiqet të rrisë shiun ose borën. Që lagështia të kondensohet, ajo ka nevojë për një sipërfaqe për t’u ngjitur. Brenda një reje, ka grimca të vogla në ajër të quajtura bërthama kondensimi, të cilat ofrojnë një bazë për lagështirën.

Procesi kryhet përmes avionëve, duke hedhur grimca në re për të krijuar më shumë bërthama që tërheqin lagështirën. Sapo pikat e mjaftueshme bashkohen, ato bëhen të rënda dhe bien në Tokë si shi ose borë. Grimcat e vogla si pluhuri dhe papastërtia shpesh luajnë një rol kyç në formimin e reve dhe reshjet. Për qëllime të ngjashme mund të përdoren edhe substanca të tjera. Thuhet se kjo metodë është aplikuar që në vitin 1940, kjo prej mungesës së ujit në vend./tvklan.al

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë
IMG_1121
Deri të premten mot i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, gjatë fundjavës rritje e temperaturave të ditës
IMG_1119
Provo të vozitësh pa hyrë në ndonjë gropë/ Rruga në Shkup, pranë QT “East Gate” e dëmtuar rëndë
IMG_1118
Pista patinazhi në rrugët e Strugës
IMG_1117
RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”
IMG_1114
Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike