Lajme

Mumiet e fshatit Likovë, rasti i rrallë në Maqedoni dhe Evropë

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

June 18, 2024, 07:06

Fshati Likovë mund të jetë rasti i vetëm edhe në Evropë ku kemi të bëjmë me varre të mumifikuara. Vendi ku janë gjetur varret njihet si ” Uji i tharrtë”. Të vdekurit janë varrosur në arkivole të punuara nga druri, ndërsa arsyeja se pse janë ruajtur deri më sot është shkaku i tokës dhe afërsisë së një burimi të ujit mineral. Më poshtë do të sjellim një përshkrim të shkurtër të mënyrës dhe ritit të varrimit.

Varret e para “të shpirrosur” janë zbuluar në vitin 1957, gjatë ndërtimit të rrugës për te penda e Likovës. Në vitin 1963 është ndërmarrë iniciativë për gërmime arkeologjike dhe është zbuluar një mumie e tillë, ndërsa në vitin 1968 nga ana e Institutit Arkeologjik të Beogradit, janë zbuluar edhe 3 varre të tilla.

Arkeologu pjesëmarrës në atë ekspeditë hulumtuese, Ivan Mikulçiq, në librin e tij “Qytetet antike në Maqedoni (origjinal: “Антички градови во Македонија”), e shpjegon trupin e mumifikuar të një burri të moshës 50-60 vjeçare, me flokë të gjata, me mjekër dhe mustaqe, i veshur me këmishë dhe me brekë të gjata. Nën kokë ka pasur fleta prej lisi, të mbledhura për ta shfrytëzuar si jastëk, ndërsa rreth kokës ka pasur një gjë si rreth (kurorë) me 9 pjesë strall të bardhë të thyer. Afër kokës ka pasur një bisht të prerë të flokëve të femrës, si dhe copëz të kreshtave të kalit.

Në një lartësi 1.2 metra mbi sëndukun, në nivelin e dikurshëm të sipërfaqes, është konstatuar shtresë e djegur, si dhe enë të kultit, të thyera pas varrimit të vdekurit, si: enë të vogla dhe skifos (pehar) për pije me forma karakteristike të shekullit V-IV p.e.s. (qeramikë helenistike ngjyrë gri).

Duhet përmendur që në këtë lokalitet akoma nuk është bërë asnjë gërmim tjetër arkeologjik që nga kjo kohë.

Krejt ky zbulim i veçant në vendin tonë do të kishte me qenë një lajm botërorë, mirëpo fatkeqësisht ka ndodhur e kundërta. Në gati 70 vite nga zbulimi i mumies së parë, nga të gjitha mumiet e gjetura deri më tani vetëm njëra ka “mbietuar” dhe “ruhet” në Insitutin e Mjeksisë Ligjore në Shkup.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_8989
Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit
IMG_8987
Një tjetër person është ndaluar në lidhje me rastin “Lotaria”
IMG_8977
OEMVP: Paga minimale të rritet në 500 euro dhe kontributet të ulen
IMG_8976
A e dinit se besimi te Babagjyshi i vitit të ri nuk i bën fëmijët më të mirë, por i dëmton ata!
IMG_8967
Limani: Buxheti i Gostivarit do të arrijë 27 milion euro, buxheti më i madh se asnjëherë më parë
IMG_8954
Mickoski: Ose askush të mos punojë të dielën, ose ata që punojnë të marrin një pagesë dyfish ose trefish më të lartë për atë ditë