Maqedoni

Rritet numri i pacientëve në vend nga temperaturat e larta

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

June 19, 2024, 03:06

Temperaturat e larta prekin të gjitha kategoritë e qytetarëve, prej te sëmurët kronikë, deri te ata që nuk kanë ndonjë sëmundje, pa kursyer edhe fëmijët. Mjekja Safjane Bellçishta thotë se në ordinancën e saj këtë javë është shtuar numri i pacientëve që ankohen për plogështi dhe lodhje, ndërsa tek pothuajse të gjithë është hasur tensioni i lartë apo i ulët.

“Këto ditë për shkak të të nxehtit të madh janë paraqit pacientë që janë anku se kanë plogështi, janë të lodhur, nuk mund dy hapa ti bëjnë, të ecin nëpër shkallë dhe kur të vijnë në ordinancën tonë, masim tensionin e gjakut, do të shohim se tensioni te ata persona që janë më të moshuar është më I ulët…Kurse te personat në moshën 40-45 vjeçare për herë të parë për shkak të të nxehtit është paraqit tensioni I lartë, shkaku mund të jetë dehidrimi, nuk konsumojnë sa duhet lëngje, prandaj edhe tensioni është i lartë, që shkakton edhe dhimbje në kraharor dhe shpinën e pacientëve”, tha Safjane Bellçishta mjeke.

Për t’iu shmangur dehidrimit, mjekja Bellçishta rekomandon konsumimin e lëngjeve, ushqimeve të lehta, mbajtjen e rrobave të lehta dhe me ngjyra të hapura dhe të mos ekspozohen në diell pa nevojë.

“Çdo orë nga një gotë vetëm të mos pihet menjëherë, por për 10 minuta të mbarohet gota prej 200-250 ml, që nëse e konsumon menjëherë mund të shkaktojë kundër efekt si vjellje apo plogështi…Për shkak të temperaturave të larta, pacientëve u rekomandojmë që të mos dalin nëse s’kanë nevojë prej orës 11 deri në 5, 6 se tani edhe dita është pak më e gjatë dhe orari është ndryshu. Kurse nëse kanë nevojë le të dalin, të vishen me rroba më të lehta dhe të kenë në kokë ndonjë kapelë me ngjyrë më të çelët ose ombrellë të çelët, sepse ngjyra e errët I pranon më tepër rrezet e diellit dhe mund t’i shkaktojë problem vetë pacientit”, tha Safjane Bellçishta mjeke.

Nga e enjtja vendi do të jetë në fazën portokalli, ndërsa mjekët rekomandojnë për kujdes të shtuar nga rreziqet e shkaktuara nga temperaturat e larta.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_3790
Kallëzim penal ndaj të riut nga Shkupi, Policia: I kemi gjetur pushkë automatike AK-47
IMG_3789
Dy herë në ditë do të mund të udhëtoni me tren në relacionin Shkup-Kumanovë dhe anasjelltas
IMG_3788
Komisioni për Politikë Sociale mbetet i bllokuar, Fronti nuk ka ndërmend të propozoj emër të ri
VLEN-1-780x439-1-696x392
VLEN: Fillon procedura për financimin e projekteve kapitale në komuna, janë ndarë 15 miliardë denarë
IMG_3773
Arrestohet një ish funksionar i Qeverisë së Maqedonisë nën dyshime për tenderë
Kufiri Jazhincë
Ndalohet nga policia në kufirin e Jazhincës 40-vjeçarja nga Afrika e Jugut