Maqedoni

Idrizova ‘horror’ për të burgosurit – Aty janë kushtet dhe rrethanat jonjerëzore

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

June 28, 2024, 02:06

“Nuk është normale që kjo të jetë kështu. Nuk është normale që të kemi buburreca. Nuk është normale që ta kemi këtë gjendje. Domethënë këto janë dyshekë, shkatërruar, kalbur, krevate të thyer. Pra kjo asgjë nuk është normale. Ja dysheku si duket”.

Me këto fotografi, zëvendësavokatja e Popullit, Sonja Trifunovska përshkruan gjendjen e tmerrshme në Burgun e Idrizovës ku janë 1.178 të burgosur, apo mbi 50% nga numri i përgjithshëm i personave të dënuar.

“Shqetëson gjendja në Idrizovë, shqetësojnë kushtet materiale. Nuk respektohen as minimumi i standardeve ndërkombëtare, të cilat parashohin 4 metër katror për një person të dënuar në kuadër të hapësirës ku gjendet me persona tjerë”, tha Sonja Trifunovska, zëvendësavokate e Popullit.

Të burgosurit jetojnë në kushte dhe rrethana jonjerëzore me shërbime mjekësore jocilësore dhe kushte të tmerrshme higjienike. Madje, presin në radhë të gjatë për tualet, ndërkaq flenë në turne, në dyshekët e shkatërruar.

“Të mos flas për shtretërit të cilët janë pa dyshekë përkatës, të mos flas për persona të dënuar të cilët flenë në turne, ku nuk kanë hapësirë, pra të gjithë të burgosurit nuk kanë kushte të barabarta për nevojat e tyre personale për higjienë, për veshje, të cilat i vendosin në vende nën krevatë”, u shpreh Sonja Trifunovska, zëvendësavokate e Popullit.

Sipas Trifunovskës, ky mbipopullim, shkakton probleme në mirëqenien e të burgosurve, gjendjen e tyre shëndetësore, por si rrjedhojë krijon edhe situata konfliktuoze mes personave të dënuar.

“Prej këtyre kushteve të tmerrshme, pasojat janë si vijon. Vjen shumë shpesh deri te situatat konfliktuoze, ne në raportin vjetor të Avokatit të Popullit konstatohet se vjen deri në situata konfliktuoze. Atje ku kemi kushte joreale, jo të barabarta për të gjithë, është normale. Në lidhje me shfrytëzimin e tualeteve, pritet radhë për shfrytëzim të tualetit. Nuk ke krevat tëndin, fle jashtë në dyshek”, theksoi Sonja Trifunovska, zëvendësavokate e Popullit.

Çështja e mungesës së kushteve në Burgun Idrizovë u riaktualizua pas incidenteve të fundit ku u lënduan tre persona, ndërkaq paraprakisht një i burgosur u rrah për vdekje.

Për skenat e dhunës, drejtori i Burgut Zoran Jovanovski, dje për Alsat tha se pamjet e tilla janë përditshmëri dhe mënyrë e jetesës. Problemet e këtilla, sipas tij ndodhin për shkak të mbingarkesës së hapësirave, por edhe “luftës” për territor.

Sipas raportit vjetor të Avokatit të Popullit, në Idrizovë gjithashtu mungon edhe kuadër për risocializimin e të burgosurve. Gjegjësisht, 80 deri në 90 të dënuar, janë nën kompetencë të një edukatori, numër i cili shumë i lartë për të realizuar proces efikas të risocializimit./ Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_9018
Kasami paralajmëron formimin e policisë komunale: Do të kontribuojë në ruajtjen e rendit publik
IMG_9009
Kërçovarët në Zvicër synojnë rekordin Guinness me burekun më të madh në botë
IMG_9006
Kosovari kapet duke vjedhur në një shtëpi në Shkup, arrestohet nga policia
IMG_8996
Pronari i “Ritron Copy” është arrestuar për tenderët për televizorë në Lotarinë Shtetërore
IMG_8989
Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit
IMG_8987
Një tjetër person është ndaluar në lidhje me rastin “Lotaria”