Pardje, në ora 18:45 në Tetovë, në rrugën për në Bërvenicë të Tetovës, efektivët nga SPB Tetovë kanë ndaluar personat me inicialet S.A. (49) dhe S.L. (19) nga Reçica e Vogël e Tetovës, G.C. (52) nga Tetova dhe M.A. e F.M nga Kosova, ndërsa në ora 19 e 40, në Spitalin Klinik në Tetovë, kanë ndaluar edhe personin me inicialet S.R. nga Reçica e Vogël. Të gjithë këta persona, rreth ores 18 e 30, në rrugën Kthesa e Bërvenicës („Брвенечка кривина“), pas një sherri verbal, kanë filluar përleshjen, ku janë përdorur edhe mjete të forta!
“Sipas asaj që raportohet, gjatë konfrontimit është dëmtuar edhe vetura e pasagjerëve BMW me targa të Kosovës, e drejtuar nga 44-vjeçari F.M.”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ata janë ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj të gjithë personave të përfshirë do të bëhet kallëzim përkatës.