Maqedoni

Maqedonia mbështet Izraelin, dënon sulmin e Iranit

Autori

Autori

Portali Tetova

October 2, 2024, 09:10

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme dënon sulmin e mbrëmshëm me raketa iraniane ndaj Izraelit, si dhe sulmin terrorist në Tel Aviv, ku mbetën të vrarë gjashtë civilë.

Ambasada e RMV-së në Tel Aviv tashmë ka kontaktuar me institucionet kompetente të Izraelit, për të konfirmuar se mes viktimave dhe të lënduarve nuk ka shtetas të vendit tonë.

Duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme apelon qytetarët të Maqedonisë së Veriut që të shtyjnë udhëtimet e tyre në Izrael, Iran dhe Liban, ndërsa qytetarët që ndodhen në territorin e këtyre vendeve të respektojnë udhëzimet e autoriteteve vendore dhe të reduktojë lëvizjen në minimum.

“Ju kujtojmë linjat telefonike SOS të Ministrisë +389 75 273 732 dhe +389 75 268 736, si dhe linjën telefonike të Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926-7378, e cila është e pajisur me personel të plotë dhe e vënë në dispozicion të qytetarëve tanë”, thonë nga MPJ.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të vazhdojë të monitorojë situatën në Liban, Izrael, Iran dhe rajon dhe të informojë qytetarët tanë në kohën e duhur për drejtimet e mundshme për veprim.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
IMG_0606
Shkëndija e “shkel” Vardarin, fiton 4-0
IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë

Më shumë nga kategoria

IMG_0576
Luani, krenar me Ardianin – hyri në ring dhe e përqafoi
wqfqfwqfwq
Bashkëpunimi i FSHF-së me Serbinë, reagojnë Dardanët: Turpi do të jetojë përjetë, Kosova nuk do ta falë
Balotelli-derby-della-madonina-780x439-1
Balotelli parashikon rezultatin e Derby della Madonnina
Champions-League-cup-2
Manchester City – Inter, derbi i Championsit sonte
IMG_0974
I mituri nga Vrapçishti rrëzohet nga trotineti elektrik, dërgohet në spital me lëndime të rënda trupore
IMG_0967
“Aty ku tradita takohet me tregtinë”, Mexhiti e Kasami në Berlin, pjesë e “Albanian Gastronomy Festival”
IMG_0965
Ali Ahmeti: Një ditë do t’ua bëjmë 8 me 2
IMG_0963
Taravari: VLEN-it i duhen gjashtë muaj për ndryshimet kushtetuese
IMG_0951
Ahmeti: Ne nuk jemi të interesuar të bëhemi pjesë e kësaj Qeverie, sepse nuk jemi gomë rezërvë
abdush
Abdush Demiri zgjidhet nënkryetar i KSHZ-së

DIASPORA