Trendy

Ka ndërruar jetë profesoresha e UT-së, Flamure Ibrahimi-Sadiku

Para 1 vit

Ka ndërruar jetë Flamure Ibrahimi-Sadiku, profesoreshë e Universitetit të Tetovës.

Me këtë rast mortor, Universiteti i Tetovës ka shprehur ngushëllime familjes, përcjell agjencia e lajmeve INA. 

Telegram ngushëllimi

Me dhimbje të thellë e mësova lajmin e ndarjes nga jeta të profesoreshës sonë të nderuar Flamure Ibrahimi – Sadiku. Humbja e saj është e pazëvendësueshme për studentët dhe për të gjithë kolegët. Profesoresha Flamure nuk ishte thjesht një pedagoge e shkëlqyer dhe një profesioniste e palodhur, por edhe një njeri me shpirt të pastër, që përhapte dashuri, durim dhe besim në çdo auditor. Me përkushtim dhe dashuri të rrallë për studentët dhe punën e saj, ajo i frymëzonte ata çdo ditë, duke u bërë një model i papërsëritshëm për të gjithë. 

Fjalët janë të pakta për të shprehur dhimbjen që ndiejmë për humbjen e saj, por mirënjohja mbetet e pafund për gjithë kontributin e saj të vyer që e ka dhënë për Universitetin e Tetovës! 

Ngushëllime të sinqerta familjes, kolegëve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e deshën.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i Saj.

Rektori i Universitetit të Tetovës,
Prof. Dr. Jusuf Zejneli

Trending