MPB njofton se dje (31.10.2024) në ora 12:39 në SPB Manastir është raportuar se në rrugën “8 Shtator” në Manastir ka ndodhur një aksident trafiku.
Aksidenti ka ndodhur në mes të automjetit motorik “Skoda” me targa të Manastirit i drejtuar nga K.P (71) nga Manastiri dhe automjetit të pasagjerëve “Ford” me targa të Manastirit i drejtuar nga LJ.P (60) nga Manastiri.
“Shoferi K.P. ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Spitali klinik Manastir. Kontrollin e ka kryer ekipi inspektues i SPB Manastir në prani të prokurorit publik”, thuhet në njoftim.