Lajme

Hiqet shqipja nga tabelat e autostradës Shkup-Tetovë, reagon BDI !

February 17, 2025, 08:02

Tabelat e reja të komunikacionit në autostradën Shkup-Tetovë, gjegjësisht në afërsi të pikëpagesës rrugore në Glumovë, do të jenë në tre gjuhë – maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht, ndërsa është larguar gjuha shqipe. Nëse deri dje gjuha shqipe ishte krahas tre gjuhëve tjera, tashmë e njëjta është “zhdukur”. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore nuk kanë dhënë ndonjë sqarim se pse shqipja nuk figuron, ndërsa tabelat janë ndërruar pasditen e së shtunës vonës, kur kishte nis të bie terri.

Me këtë rast, ka reaguar BDI e Ali Ahmetit, e cila ka dënuar heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë. “Tabelat në gjuhën shqipe zëvendësohen me tabelat në gjuhën maqedonase, me çka fshihet gjuha shqipe nga tabelat e komunikacionit Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër ndërrimin e tabelave të komunikacionit në autostradën Shkup-Tetovë, gjegjësisht në afërsi të pikëpagesës rrugore në Glumovë, nga

Ndërmarja Publike për Rrugë Shtetërore. Tabelat në gjuhën shqipe zëvendësohen me tabelat në gjuhën maqedonase, me çka fshihet gjuha shqipe nga tabelat e komunikacionit. Ky ndryshim është një goditje e rëndë ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në RMV dhe shkelje flagrante e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve”, thuhet në reagimin e BDI-së.

Kjo përpjeke e rrezikshme dhe e ulët e mosrespektimit të Ligjit për përdorimin e Gjuhëve dhe kjo tendencë për mohimin e Gjuhës Shqipe, vijon më tej reagimi, është një vendim në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, Marrëveshjen e Ohrit, ligjet dhe vlerat e demokracisë dhe barazisë, të cilat janë themelore për paqen dhe stabilitetin në vend.

“Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që paaftësia e humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorëve të VMRO-s nga radhët e VLEN po i kthen shqiptarët në vitet e ‘90 në aspektin e të drejtave kombëtare dhe barazisë. BDI do të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për ta kundërshtuar këtë vendim të padrejtë dhe për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_8890
Kasami shpërndanë aktvendime për legalizime të pronave dhe shtëpive të tetovarëve
IMG_8887
Ligji për gjuhët/ Kostadinovski: Akuzat e BDI-së janë gënjeshtra dhe manipulime politike
IMG_8884
Murtezani: Komunat janë arkitektë të zhvillimit lokal, krijues të ndryshimeve dhe zëri i qytetarëve
VLEN-1-780x439-1-696x392
VLEN: Në punësimin e 300 ushtarëve kriter do të jetë edhe përfaqësimi adekuat
IMG_6868
Sulmohet fizikisht 30 vjeçari nga Tetova
IMG_8860
Zeqirija Ibrahimi: Thirrja për bojkot është frikë nga humbja