Maqedoni

Izet Mexhiti në Prishtinë për Pavarësinë e Kosovës: “Pavarësia e Kosovës, frymëzim dhe përgjegjësi për gjithë shqiptarët”

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 17, 2025, 09:02

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka marrë pjesë në ceremoninë shtetërore për 17-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, e organizuar nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti.

Në një reagim pas kësaj ngjarjeje, Mexhiti ka theksuar rëndësinë historike të Pavarësisë së Kosovës, duke e cilësuar atë si një “dëshmi të shpirtit të pamposhtur shqiptar” dhe një shembull frymëzimi për të gjithë shqiptarët, përfshirë ata në Maqedoninë e Veriut.

“Kosova është një histori triumfi të përkushtimit dhe sakrificës për liri e shtetndërtim. Në këto 17 vite, ajo ka bërë hapa të rëndësishëm drejt forcimit të institucioneve dhe përparimit në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Europian. Ky rrugëtim është frymëzim edhe për ne në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët kanë qenë dhe mbeten faktor kyç në zhvillimin demokratik dhe europian të vendit,” ka deklaruar ai.

Mexhiti gjithashtu ka ritheksuar se mbështetja për Kosovën ka qenë dhe do të mbetet e palëkundur, duke vënë theksin te rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.

“Bashkëpunimi i ngushtë me Kosovën është detyrë dhe amanet i historisë sonë të përbashkët. Vetëm përmes lidhjeve tona të forta politike, ekonomike dhe kulturore mund të kontribuojmë për një të ardhme më të qëndrueshme, të begatë dhe të integruar për gjithë rajonin,” ka shtuar ai.

Në përmbyllje, Mexhiti ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke shprehur dëshirën që “flamuri i lirë i Kosovës të valëvitet gjithmonë me krenari dhe dinjitet”.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
IMG_5411
Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë

Më shumë nga kategoria

IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
IMG_5411
Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë
IMG_5355
Shkëndija reagon ndaj referimit në duelin kundër Vardarit
IMG_5199
Rinis kampionati elitar, fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, humb Struga
IMG_4947
Vardari refuzon kërkesën e Ballistëve: Nuk jeni të mirëseardhur!
IMG_5845
Mexhiti: Do të bëjmë brenda një viti aq punësime sa kanë bërë ata brenda dy mandateve ne Qeveri
IMG_5841
Çfarë rritje të pensioneve do të ketë nga 1 shtatori në Maqedoni?!
IMG_5839
Xhamia e Elbasanit fiton çmimin e parë ndërkombëtar për arkitekturën më të bukur fetare në botë
IMG_5838
Me ftesë të Ekrem Imamogllut, Kasami do të merr pjesë në forumin prestigjioz B-40 në Sofje!
IMG_5836
E kritikuan Limajn për VV’n, reagon kryetari i Malishevës: Je largpamës, si në luftë dhe liri!
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd