Trendy

Reagon zv.drejtori Taipi, largohen tabelat e vendosura ku mungonte gjuha shqipe

Para 1 vit

Sot në autostradën Tetovë-Gostivar që menaxhohet nga N.P “Rrugët e Maqedonis” tabelat e vendosura në pikat pagesore pasiqë ishin të dëmtuara u zëvendësuan me tabela të rreja.

Por tabelat e rreja ishin vetëm në gjuhën maqedone dhe angleze.
Kjo ishte e papranueshme për Nazim Taipin- zv.drejtorin e ndërmarjes “Rrugët Shtetërore të Maqedonisë” i cili ka reaguar menjëher dhe ka urdhëruar autoritetet e N.P “Rrugët e Maqedonisê” që tabelat e vendosura të largohen dhe kjo ka ndodhur në orët e mbrëmjes informon portali “tetova1”.

Sipas Taipit, N.P “Rrugët e Maqedonisë” është e detyruar të respektoj popullatën shqiptare dhe tabelat që do vendosen duhet të jenë edhe në gjuhën shqipe dhe nuk do të lejohen asesi këto lëshime dhe anashkalime. /tetova1/

Trending