Kardiologu shqiptar nga Kumanova, Filonid Aliu ka arritur në majat e suksesit duke u bërë Anëtar i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Mbretërisë së Bashkuar.
Ai lajmin e mirë e ka shpërndarë në rrjetin social facebook ku shkruan:
“Miq dhe dashamirë,
Me kënaqësi ju njoftoj se, pas një periudhe përkushtimi dhe pune intensive, kam arritur të bëhem Anëtar i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Mbretërisë së Bashkuar (MRCP). Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e pakushtëzuar të familjes, bashkëshortes, miqve dhe dashamirëve të mi. Shpresoj që mundin dhe sakrificat e bëra t’i vë në shërbim të vendit tim” – shkruan doktor Aliu. /tvklan.mk/
