Bota

“Populli ukrainas nuk është vetëm” – Zelenski

March 1, 2025, 12:03

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se është e rëndësishme që Ukraina të dëgjohet dhe të mos harrohet. Pas takimit të tensionuar të premten me presidentin amerikan Donald Trump në Zyrën Ovale, ai ka bërë një postim në Telegram, ku shkruan se njerëzit në Ukrainë nuk janë vetëm.

“Njerëzit në Ukrainë duhet të dinë se nuk janë vetëm, se interesat e tyre përfaqësohen në çdo vend, në çdo cep të botës”, ka shkruar ai teksa ka falenderuar edhe liderët që shprehën mbështetjen ndaj tij.

Komentet e tij vijnë pas takimit të tij të nxehtë në Shtëpinë e Bardhë me Trump dhe JD Vance.

Trump e përzuri Zelenskyn nga Shtëpia e Bardhë pasi e sulmoi ashpër para mediave dhe në një postim në Truth Social, ku tha se presidenti i Ukrainas mund të kthehet kur të jetë gati për paqen.

Pas toneve të larta, tensioneve dhe “leksioneve” që Zelensky mori nga Trump dhe zëvendëspresidenti i tij JD Vance, lideri ukrainas u largua duarbosh, pa firmosur një marrëveshje për mineralet e rralla, për të cilën shkoi në SHBA.

Trump i ngriti zërin disa herë Zelenskyt, duke i kërkuar të jetë mirënjohës dhe duke i vënë ultimatum të firmosë, ose mbështetja e SHBA për Ukrainën merr fund.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas

Më shumë nga kategoria

IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
IMG_6062
Nuk plaket kurrë, Luka Modric shënon supergol për Realin ndaj Gironas
IMG_5829
Ish-kampioni evropian i boksit, gjermani Mario Daser, është plagosur me armë në Beograd
IMG_5718
Lazim Destani viziton klubin e Shkëndijes, mesazh mbështetje dhe inkurajimi per skuadrën
IMG_5597
Holandezët rrëzojnë italianët sërish, tash PSV-ja heq Juven
IMG_5413
Inzaghi me pantallonat e grisura kundër Juventusit, imazhet bëhen “virale” në rrjetet sociale
IMG_5411
Berat Jakupi, anëtari i ri në Komitetin Olimpik të Maqedonisë
Tusk-Poloni
Tallet kryeministri polak: 500 milionë europianë u kërkojnë 300 milionë amerikanëve t’i mbrojnë nga 140 milionë rusë
motra-besarit
Dorëzohet në policinë gjermane motra e Besar Nimanit
BDI-VLEN1
BDI: VLEN në panik pas skandaleve të korrupsionit, shpif për të mbuluar të vërtetën
kotejner
Kumanovari ra në kontenjer të mbeturinave, zjarrfikësit e nxjerrin
Mickoski-Orban
Mickoski dhe ministrat do të marrin pjesë në samitin e qeveritar Hungari-Maqedoni në Budapest
spb-tetove-policia
Gruaja nga Kopanica njofton policinë, thotë se bashkëshorti i është larguar nga shtëpia