Maqedoni

Qeveria e RMV-së: Vendimi i Trumpit për tarifa doganore nuk do të ketë ndikim të madh në ekonominë tonë

April 3, 2025, 01:04

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka reaguar pas vendimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump, i cili vendosi tarifa doganore për Maqedoninë e Veriut për 33 për qind. Nga Qeveria thonë se ky ka qenë vendim i pritshëm i administratës amerikane, i cili nuk është anashkaluar nga asnjë vend në botë – as Britania e Madhe, Kanadaja, Bashkimi Evropian dhe qindra vende të tjera.

Gjithashtu thonë se ekipet qeveritare kanë kohë që po analizojnë pasojat e mundshme dhe së bashku kemi përgatitur një plan për tejkalimin e situatës.

Ky vendim nuk do të ketë një ndikim të madh në ekonominë tonë, por ne kemi një plan të qartë për të ecur përpara. Kontaktet me administratën amerikane tashmë janë vendosur dhe do të vazhdojnë në nivel të lartë dhe Qeveria do të punojë për gjetjen e një zgjidhjeje dhe zbatimin e planit. Ajo që është e rëndësishme të përmendet është se nuk ka nevojë për asnjë panik, as për reagime dhe përfundime të nxituara. Kjo është diçka që është paralajmëruar prej kohësh nga kjo administratë dhe asnjë vend i vetëm nuk ka mbetur jashtë – madje as partnerët më të vjetër dhe më tradicionalë të Shteteve të Bashkuara”.

“Kjo është një përpjekje për të rinegociuar marrëdhëniet tregtare të botës – diçka që ishte e nevojshme dhe që, megjithëse tani një tronditje për disa, do të jetë një mundësi për të tjerët. Ne e dimë se kjo situatë është një mundësi për shumë njerëz që nuk ia dëshirojnë të mirën Qeverisë që të sulmojnë pa bazë dhe të përpiqen të dëmtojnë reputacionin tonë – qoftë për interesa personale, për qëllime partiake apo për frikacakë. Dhe disa për shkak të dilemave të justifikuara – dhe ne i kuptojmë plotësisht ato”, thonë nga Qeveria.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës

Më shumë nga kategoria

IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_9917
Maqedonia e nis me fitore, Musliu sërish shënon ndaj Lihtenshtajnit
IMG_9881
Zhegrova shumë afër kalimit në Serie A
IMG_9878
Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e boksit, George Foreman
IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Qenan-Aliui
Qenan Aliu reagon pas debatit për deklaratën e Kasamit ndaj Taravarit
Kasami: VLEN është si një familje shqiptare – ka zëra, ka debat, por ecet bashkë!
IMG_1926
Garderoba luksoze e konfiskuar e Boki 13 më në fund është vlerësuar në 595.640 euro
IMG_1912
Sami Osmani njeriu vizionar dhe me program të qartë, Durrësi ka njeriun e duhur që duhet përkrahur
IMG_1909
Omer Neziri, arkitekti nga Saraji që bën plane luksoze për shtëpi
IMG_1881
Kasami i prerë për daljen e mundshme të Taravarit nga VLEN: Nëse del, është zero, sepse zero ka qenë kur ka ardhur