Trendy

Grushinë / Autobusi i NQP digjet plotësisht nga flakët brenda pak minutash!

Para 9 muaj

Në orët e pasdites, në fshatin Grushinë pranë Haraçinës, një autobus i kompanisë NQP u përfshi papritur nga flakët dhe u dogj plotësisht. Zjarri shpërtheu në mënyrë të papritur dhe brenda një kohe shumë të shkurtër përfshiu të gjithë automjetin.

Ekipet e zjarrfikësve reaguan me shpejtësi në vendngjarje dhe arritën të lokalizojnë dhe shuajnë zjarrin, duke parandaluar përhapjen e tij në zona të tjera. Nuk raportohet për të lënduar gjatë incidentit. Për momentin, nuk janë dhënë detaje mbi shkaqet e zjarrit.

Trending