Një incident i pazakontë është raportuar në fshatin Bërvenicë, ku një person i panjohur tentoi të vidhte një automjet, por pasi nuk arriti ta ndizte, vendosi t’i vërë zjarrin.
Sipas denoncimit të paraqitur më 05.12.2025, në orën 14:30 në SPB Tetovë, I.S. (58) nga Bërvenca njoftoi se një ditë më parë, në periudhën 13:30 – 19:30, para fabrikës së mobiljeve në fshat, një individ i paidentifikuar hyri në automjetin e tij të tipit “Yugo” me targa të Tetovës. Mjeti ishte i parkuar dhe me dyer të shkyçura, duke e bërë më të lehtë hyrjen e të dyshuarit.
Përpjekjet e tij për ta ndezur automjetin dështuan dhe si pasojë, sipas denoncimit, ai vendosi t’i vërë flakën makinës. Zjarri u vërejt nga kalimtarë të rastit, të cilët ndërhynë menjëherë dhe arritën ta fikin para se të shkaktonte dëme më të mëdha.





