Më 13.02.2026, në zonën e SPB Tetovë, zyrtarë policorë kanë realizuar një aksion kontrolli në bastore sportive dhe kazino që ndodhen pranë shkollave, me qëllim verifikimin e pranisë së personave të mitur në këto objekte.
Gjatë kontrolleve, në një bastore sportive në rrugën “Blagoja Toska” dhe në rrugën “Ilindenska” në Tetovë janë hasur dy të mitur nga fshatrat Odri dhe Pallaticë, të cilët më pas u janë dorëzuar prindërve të tyre.










