Këshilli i Komunës së Tetovës ka mbajtur mbledhjen e 9-të, në të cilën janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës, përfshirë Planin për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë të shkollave të mesme për vitin shkollor 2026/2027, përcjell tetova1
Gjatë seancës, këshilltarët kanë miratuar edhe raportet vjetore për vitin 2025 të Këshillit Komunal për Mbrojtje Sociale dhe të Këshillit Komunal për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve. Po ashtu, janë shqyrtuar dhe pranuar raportet e punës për gjysmën e dytë të vitit 2025 të Ndërmarrjes Publike Komunale “Sharri” dhe Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova”.
Me shumicë votash, Këshilli ka marrë vendim edhe për krijimin e organeve komunale për mbrojtje dhe shpëtim, me qëllim rritjen e gatishmërisë dhe përmirësimin e koordinimit në rast të situatave emergjente.
Njoftimi i plotë:
“Sot, Këshilli i Komunës së Tetovës mbajti mbledhjen e 9-të, gjatë së cilës u miratuan të gjitha pikat e Rendit të Ditës.
Këshilltarët miratuan Planin e propozuar për regjistrimin e nxënësve në vitin e parë të shkollave të mesme për vitin shkollor 2026/2027 në komunën e Tetovës. Po ashtu, u miratuan edhe raportet vjetore për punën e Këshillit Komunal për Mbrojtje Sociale dhe të Këshillit Komunal për Parandalimin e delikuencës së fëmijëve për vitin 2025.
Gjatë mbledhjes u shqyrtuan dhe u pranuan raportet e punës së Ndërmarrjes Publike Komunale “Sharri” dhe Ndërmarrjes Publike Komunale “Tetova” për gjysmën e dytë të vitit 2025.
Me shumicë votash, Këshilli mori vendime edhe për krijimin e organeve komunale për mbrojtje dhe shpëtim, me qëllim përmirësimin e gatishmërisë dhe koordinimit në trajtimin e situatave të mundshme emergjent”, theksojnë nga Komuna e Tetovës./tetova1.mk





