Trendy

56 vjeçari nga Gostivari pa leje të vozitjes aksidentohet me veturën e policisë në Tetovë

Para 5 orë

Më 07.04.2026, rreth orës 15:15, në rrugën “Ilindenska” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria B.A. (56) nga Gostivari.
Pas një aksidenti të mëparshëm trafiku mes një veture zyrtare policore “Peugeot” dhe një veture “Mercedes” me targa të Gostivarit, të cilën e drejtonte B.A., janë kryer kontrolle ku është konstatuar se ai e ka drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, automjeti është konfiskuar, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës, njoftojnë nga SPB Tetovë.

Trending