Maqedoni

Xhaferi: Kosova nuk do të përjashtohet nga përfitimet e pakos 6-miliardëshe e BE-së

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

February 29, 2024, 06:02

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, qe pjesëmarrës në Samitin BE – Ballkani Perëndimor ka thënë se do të vazhdojë të mbështes projeksionet që dalin nga plani për rritje të Ballkanit Perëndimor në kontekst të bashkëpunimit me institucionet e BE-së.

Xhaferi në një prononcim për Klan Kosovën foli edhe për deklarimet e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili disa herë e ka përmendur që t’i ndajnë rrugët drejt BE-së me Maqedoninë e Veriut. Për këtë ai tha se s’ka informata se një gjë të tillë ta ketë deklaruar Rama.

“Unë nuk kam informata se kryeministri Rama ka deklaruar për ndarje të rrugëve me Maqedoninë e Veriut për rrugëtimin tonë të përbashkët në Bashkimin Evropian. Kështu që, ne bashkërendisim të gjitha veprimet. Fakti që ne kemi pengesa në rrugëtim, është çështje që ne brenda vendit ta zgjidhim dhe shpresoj që t’i rrekemi kësaj çështje më seriozisht pas zgjedhjeve që janë para nesh, presidenciale dhe parlamentare”, tha ai, njofton Klankosova.tv.

Kosova në Samitin BE – Ballkani Perëndimor nuk u prezantua nga asnjë lider, por që të pranishmëve iu drejtua me një videomesazh kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Në lidhje me këtë, Xhaferi tha se përkundër që nuk ishte prezent, Kurti potencoi qartë që qëndron në përcaktimet e planit për rritje dhe në komunikim me BE-në.

“Ideja është që përfitimet e rrugëtimit të përbashkët të vendit të Ballkanit Perëndimor nuk përjashtojnë asnjë nga vendet e Ballkanit.

Nënkupton tërësinë e asaj se çka përbën Ballkani Perëndimor. Fakti që fizikisht nuk ishte prezent kryeministri Kurti, ai shumë qartë e potencoi që qëndron në përcaktimet e planit për rritje dhe në komunikim me BE-në. Cështja është që nuk ka ndasi në kuptimin se çka është ideja për përfitime për qytetarët tanë në komplet rajonin”.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_9346
Broja luan titullar në humbjen e Everton, Manchester City rikthehet te fitorja
IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!

Më shumë nga kategoria

IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
IMG_1133
LD ndez motorët për krijimin e një dege të fuqishme në Tetovë
IMG_1121
Deri të premten mot i ftohtë me reshje të përkohshme të borës, gjatë fundjavës rritje e temperaturave të ditës
IMG_1119
Provo të vozitësh pa hyrë në ndonjë gropë/ Rruga në Shkup, pranë QT “East Gate” e dëmtuar rëndë
IMG_1118
Pista patinazhi në rrugët e Strugës
IMG_1117
RMV, nesër përfundon masa “Shporta e Vitit të Ri”
IMG_1114
Gashi për interpelancën ndaj Ilire Dautit: Nuk ka efekte juridike