Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se marrëveshja me Iranin do të nënshkruhet zyrtarisht ditën e nesërme. Trump theksoi se menjëherë pas firmosje së marrëveshjes Ngushtica e Hormuzit do të hapet për të gjithë.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Truthsocial”, Trump tha se kjo marrëveshje do të jetë shumë herë me e bukur dhe më e mirë se ajo e arritur nga ish-presidenti Barack Obama. Ai theksoi se uraniumi i Iranit do të asgjësohet prej tyre, në SHBA ose Iran dhe vetëm atëherë Teherani mund të marrë shpërblim monetar nga Uashingtoni.
Presidenti amerikan shtoi se nga nesër marrëdhëniet mes Iranit dhe SHBA -së do të ndryshojnë një herë e përgjithmonë. Ky ndryshim sipas Trumpit do të sjellë një frymë të re në gjithë Lindjen e Mesme.
“Marrëveshja e Barack Hussein Obamës me Iranin, JCPOA, ishte një rrugë e lehtë, e bukur dhe e qetë drejt një Arme Bërthamore, të cilën Irani do ta kishte pasur gjashtë vjet më parë dhe do ta kishte përdorur shumë kohë më parë. Marrëveshja ime me Iranin është krejt e kundërta, NJË MUR PËR PA ARMË BËRTHAMORE! Në fakt, ata nuk duan më një Armë Bërthamore, as nuk do ta kenë një, qoftë nëpërmjet blerjes, zhvillimit apo ndonjë forme tjetër prokurimi.
Marrëveshja është planifikuar të nënshkruhet nesër dhe menjëherë pas nënshkrimit të saj, Ngushtica e Hormuzit është e HAPUR PËR TË GJITHË. Marrëdhënia jonë me Iranin është shumë e ndryshme dhe më e mirë se sa kanë pasur administratat e mëparshme. Ndryshe nga Qindra Miliarda Dollarë të Obamës në pagesa për ta, duke përfshirë 1.7 miliardë dollarë në para të gatshme, asnjë para nuk do të shkëmbehet. Në kohën e duhur, kur gjithçka të jetë e qetë, ne do të shkojmë dhe do të marrim Pluhurin Bërthamor, të varrosur thellë nën malet e fuqishme të granitit të fundosura, falë Bombarduesve tanë të bukur B-2 dhe pilotëve të tyre të shkëlqyer, dhe do ta shkatërrojmë atë, qoftë në Iran apo në Shtetet e Bashkuara. Ne mezi presim të punojmë me Iranin dhe me të gjithë Lindjen e Mesme, në të ardhmen e largët. Shpresojmë që ky proces të përfundojë shpejt, lehtë dhe pa probleme. Nëse nuk ndodh kështu, kemi alternativën përfundimtare, shpresojmë që të mos përdoret më kurrë! Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!!!”, shkroi Trump.











