Trendy

73-vjeçari nga Tetova gjendet pa shenja jete në shtëpi

Para 3 orë

Më 17.06.2026, në orën 21:05, në SPB Tetovë është raportuar se në një shtëpi në Tetovë është gjetur i vdekur Z.M. (73) nga Tetova, përcjell tetova1

Pas njoftimit, policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku së bashku me prokurorin publik është kryer ekspertizë. Sipas informacioneve të para, mjeku ka konstatuar vdekjen pa shenja të dukshme dhune.

Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes./tetova1.mk

Trending