Trendy

Zv. Drejtori i Doganave Mustafa Dauti pjesë e “Konferencës Ndërkombëtare të Sigurisë në Shkup 2026”

Para 9 orë

Sot kam nderin të marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë “Konferenca e Sigurisë në Shkup 2026”, të organizuar nga Qendra për Studime të Sigurisë (CSS-Skopje), me temë “Siguria në Tranzicion: Orientimi ndërmjet Teknologjisë, Gjeopolitikës dhe Qëndrueshmërisë në një Botë në Ndryshim”. Konferenca mblodhi përfaqësues institucionalë, ekspertë të sigurisë dhe politikëbërës për të diskutuar sfidat bashkëkohore të sigurisë, përfshirë inteligjencën artificiale, sigurinë kibernetike, zhvillimet gjeopolitike, sigurinë ekonomike dhe ndryshimet klimatike. Pjesëmarrja në këtë aktivitet kontribuoi në zgjerimin e njohurive të mia profesionale dhe në shkëmbimin e ideve me ekspertë të fushës si dhe të njihem me qasje moderne për përballimin e sfidave të sigurisë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.

Trending