Trendy

Bakiu: BDI proteston për problemet që nuk i zgjidhi për 22 vjet

Para 3 orë

Bashkim Bakiu nga VLEN ka reaguar ndaj protestës së paralajmëruar nga BDI, duke e akuzuar këtë parti se po proteston për çështje që, sipas tij, ka pasur mundësi t’i zgjidhte gjatë viteve sa ishte pjesë e pushtetit.


Në një postim publik, Bakiu thotë se qytetarët nuk i kanë harruar përgjegjësitë e qeverisjes së deritanishme të BDI-së.


“Populli nuk harron. Nuk mund të protestosh sot kundër problemeve që ke pasur mundësinë t’i zgjidhësh për vite me radhë, ndërsa ke qenë pjesë e pushtetit”, shkruan ai.
Sipas Bakiut, kritika është legjitime, por besueshmëria politike fitohet duke dhënë llogari për veprimet ose mosveprimet gjatë kohës në pushtet.


Ai ironizon gjithashtu mesazhin që, sipas tij, BDI po u përcjell të rinjve dhe qytetarëve, duke shkruar: “Kemi qenë ministra në disa dikastere, na jepni shansin të bëhemi për së treti, katërti, pesti herë ministra, këtë herë vërtet do t’i zgjidhim problemet.”


Me këtë reagim, Bakiu i është bashkuar zyrtarëve të tjerë të VLEN-it, të cilët kanë kritikuar protestën e paralajmëruar nga BDI, duke e cilësuar atë si përpjekje për t’iu shmangur përgjegjësisë për problemet e krijuara gjatë viteve të qeverisjes së saj.

Trending