Menjëherë pas reshjeve të dendura që përfshinë Komunën e Haraçinës, kryetari i komunës, z. Daut Beqiri, së bashku me ekipet kompetente, doli në terren për të inspektuar gjendjen në pikat ku mund të paraqitej rrezik.

Nga kontrolli i realizuar, gjendja paraqitet nën kontroll dhe deri më tani nuk është evidentuar asnjë problem serioz. Komuna e Haraçinës u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë pësuar dëme ose kanë nevojë për ndërhyrje, të kontaktojnë në numrin: 📞 075 399 573 Institucionet komunale mbeten në gatishmëri të plotë dhe do të reagojnë me përgjegjësi ndaj çdo kërkese të qytetarëve. Faleminderit për bashkëpunimin!/TV News










