Profesoresha Tamara A. (39) nga Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip është arrestuar nën dyshimin se ka kërkuar dhe pranuar ryshfet nga një student për t’i mundësuar kalimin e një provimi.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, 39-vjeçarja më 22 qershor i ka kërkuar 300 euro një studenti 26-vjeçar nga Turqia, me qëndrim të përkohshëm në Shtip, në këmbim të kalimit të provimit që ishte caktuar për më 29 qershor.
Policia njofton se profesoresha është arrestuar dje rreth orës 11:45 në Shtip, pasi ekzistojnë dyshime të bazuara se ka kryer veprën penale “marrje ryshfeti”.
Rasti është denoncuar nga vetë studenti, ndërsa organet kompetente po ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.
Më shumë për këtë
Ndërron jetë imami dhe profesori universitar nga Gllogja, Nashit ef. MustafaMaqedoni · 1 javë më parë
Ministri Durmishi nga Tetova: Të rinjve duhet t’u krijojmë mundësi reale për punësim dhe zhvillim profesionalMaqedoni · 5 ditë më parë
Azizi: Jo vetëm provimi i jurisprudencës, por të gjitha provimet profesionale do të jepen në gjuhën shqipe!Maqedoni · 7 ditë më parë
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












