Trendy

Rreth-rrotullimi i madh, hapësira për kalim e vogël, ankesa për projektin në Neproshten

Para 2 orë

Punimet për ndërtimin e qarkores që lidh fshatin Neproshten me rrugën rajonale Tetovë–Jazhincë vazhdojnë edhe këtë vit, pas zvarritjeve që kanë shoqëruar projektin për disa vite me radhë, shkruan tetova1.

Në kuadër të këtij projekti është ndërtuar edhe një rreth-rrotullim në hyrje të fshatit Neproshten. Megjithatë, janë shprehur pakënaqësi lidhur me dimensionet e tij, duke vlerësuar se rreth-rrotullimi është tepër i madh, ndërsa korsia e kalimit është tepër e ngushtë dhe mund të kalojë vetëm një automjet. Me shumë gjasë kjo do të sjelll vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe radhë të gjata të automjeteve që do presin kalimin nëpër rreth-rrotullim.

Përveç ritmit të ngadalshëm të punimeve, nevojitet edhe një rishikim i zgjidhjeve infrastrukturore për të garantuar një qarkullim më të sigurt dhe më funksional.

Sipas autoriteteve, punimet në këtë segment rrugor janë në fazën përfundimtare dhe projekti pritet të përfundojë gjatë kësaj vere, pasi afatet janë shtyrë disa herë për shkak të çështjeve pronësore dhe punimeve shtesë të paparashikuara./tetova1/

Trending