Opens in a new tab
Trendy
Tetova1Tetova1
Lajmi

Gjykatat në Maqedoni me mbi 134 mijë lëndë të pazgjidhura, vetëm 13 ankesa të pranuara

Gjykatat në Maqedoni me mbi 134 mijë lëndë të pazgjidhura, vetëm 13 ankesa të pranuara

Gjykatat në Maqedoninë e Veriut e përfunduan vitin 2025 me 134.610 lëndë të pazgjidhura, ndërsa nga 425 ankesa të shqyrtuara nga Këshilli Gjyqësor, vetëm 13 u vlerësuan si të bazuara.

Gjatë vitit të kaluar, gjykatat pranuan 540.122 lëndë të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të lëndëve në 674.851. Prej tyre, u zgjidhën 540.241.

Ndërkohë, Këshilli Gjyqësor shqyrtoi edhe 90 kërkesa të reja për përcaktimin e përgjegjësisë së gjithsej 161 gjyqtarëve.
Shumica e ankesave të qytetarëve kishin të bënin me pakënaqësinë ndaj vendimeve gjyqësore, zvarritjen e procedurave dhe mosrespektimin e afateve ligjore.

Të dhënat janë pjesë e raporteve vjetore që do të shqyrtohen nga Komisioni parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive.

Shpërndaje:

Komentet

Komentet e para i shqyrton redaksia.

Bëhu i pari që komenton.

Shkruaj komentin e parë

Më shumë lajme