Agim Islami, i cili prej 18 vitesh ndodhet në burg në lidhje me rastin “Alfa”, raportohet se është përballur me përkeqësim të gjendjes shëndetësore gjatë tri ditëve të fundit.Apeli për lutje për shërimin e tij ka nxitur reagime dhe shqetësim për gjendjen e tij shëndetësore, shkruan Tema.mk
Ndërkohë, rasti i tij vazhdon të jetë temë diskutimi në opinionin shqiptar, ndërsa nga disa zëra ngrihen kritika ndaj partive politike shqiptare, të cilat akuzohen se gjatë këtyre 18 viteve nuk kanë bërë sa duhet për këtë çështje.
Deri më tani, në këtë njoftim nuk janë dhënë detaje të tjera për gjendjen aktuale shëndetësore të Islamit./Tema.mk/
Komentet
Bëhu i pari që komenton.












