Mbrëmë, në orën 10 minuta pas mesnatës, në policinë e Kratovës është raportuar se në rrugën kryesore pranë fshatit Stracin, Kratovë, një automjet pasagjerësh “Opel Astra” me targa të Kriva Palankës, i drejtuar nga N.S. (28) nga Kriva Palanka, ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur mbrojtës betoni.
“N.S. vdiq në vendngjarje, ndërsa vdekjen e tij e konfirmoi një mjek nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë iu dorëzua Institutit të Mjekësisë Ligjore për autopsi, ndërsa inspektimin e kreu një ekip i Departamentit të Punëve të Brendshme të Kratovës”, informoi Ministria e Brendshme.










