Një tjetër rast dhune mes të miturve është regjistruar në Tetovë.
Sipas informacioneve që disponon Tetovasot, një 44-vjeçar nga Novosella ka denoncuar se djali i tij 16-vjeçar është sulmuar fizikisht në rrugën “Iliria” nga një i mitur tjetër, i cili gjatë sulmit ka përdorur edhe një send metalik.
Tetovasot mëson se policia po punon për identifikimin dhe zbardhjen e plotë të rastit.










