Trendy

Nis asfaltimi i rrugës Reçicë e Madhe–Autostradë, Qamili: Një projekt i pritur prej dekadash

Para 22 orë

Kanë nisur punimet për asfaltimin e rrugës që lidh Reçicën e Madhe me autostradën, një projekt infrastrukturor që synon të përmirësojë qarkullimin dhe sigurinë në këtë aks rrugor.

Lajmin e bëri të ditur nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, i cili theksoi se bëhet fjalë për një investim të shumëpritur nga banorët e Reçicës së Madhe.

“Një projekt të cilin banorët e Reçicës e kanë pritur me dekada, ne sot po e bëjmë realitet”, ka shkruar Qamili.

Sipas tij, realizimi i këtij projekti do të ndikojë në përmirësimin e ndjeshëm të qarkullimit, si dhe në rritjen e sigurisë në komunikacion për banorët dhe të gjithë qytetarët që e shfrytëzojnë këtë rrugë.

Qamili ka theksuar se Komuna e Tetovës do të vazhdojë me investime konkrete në infrastrukturë, me synim ndërtimin e rrugëve më cilësore dhe përmirësimin e lidhjeve rrugore në territorin e komunës.

Trending