Moti nesër do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, me vranësira lokale të pakta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, me drejtim të ndryshueshëm. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 31 deri në 38 gradë.
Në Shkup pritet mot me diell dhe i ngrohtë, me erë të dobët të ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë 18 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 35 gradë Celsius, njofton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM).
Sipas parashikimeve, nën ndikimin e një vale të nxehtë, në ditët në vijim vendin e pret një periudhë me mot kryesisht me diell dhe temperatura shumë të larta. Vlerat më të larta të temperaturave pritet të shënohen gjatë dekadës së parë të gushtit, kur në disa zona termometri mund të arrijë deri në 40 gradë Celsius










