Trendy

Vajza 8-vjeçare goditet nga vetura në Gostivar, në gjendje të rëndë

Para 2 orë

Më 07.08.2026 në orën 21:30 në DPB Gostivar është raportuar se në rrugën “Marko Simonovski” në Gostivar, një automjet i udhëtarëve “Jaguar” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga A.O. (31) nga Gostivari, ka goditur një vajzë tetëvjeçare nga Gostivari. Në aksident, e mitura ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Qendrën Urgjente në Gostivar. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip nga DPB Gostivar.

Trending