Trendy

Dhuna dhe narkotikët ‘lulëzojnë’ në Maqedoninë e Veriut, për një muaj janë regjistruar afër një mijë raste

Para 2 orë

Nga 22 korrik deri më 20 gusht Policia në Maqedoninë e Veriut ka regjistruar 973 raste, ku më të shpeshta kanë qenë rastet e dhunës në familje, të pasuara nga rastet me narkotikë, ndërsa Shkupi prin me numrin më të madh të rasteve me 290 ngjarje, shkruan Portalb.mk

Dhuna në familje ka qenë kategoria më e shpeshtë e rasteve të raportuara gjatë kësaj periudhe, sipas statistikave të publikuara, me gjithsej 200 raste. Pas saj renditet kategoria e dhunës me 172 raste, ndërsa në vendin e tretë janë rastet që lidhen me narkotikët, me 131 raste.

Sipas të dhënave të publikuara nga Kriminal.mk, numër i konsiderueshëm i rasteve janë regjistruar edhe për aksidente në komunikacion (113), ndërsa janë evidentuar 37 raste që lidhen me armët. Po ashtu, janë raportuar nga 31 raste për vjedhje/grabitje dhe për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

Statistikat tregojnë gjithashtu 23 raste zjarresh, 21 raste mashtrimi, 10 raste vrasjesh/vdekjesh dhe tetë ngacmime seksuale. Ndërkohë, janë regjistruar edhe 196 raste të ndërtimeve paleje.

Në total, gjatë periudhës së përfshirë në raport janë regjistruar 973 raste, ku 342 persona kanë mbetur të lënduar, 14 kanë humbur jetën, ndërsa 497 persona janë arrestuar.

Sa i përket shpërndarjes gjeografike të rasteve, Shkupi kryeson me 290 raste, i ndjekur nga Tetova me 66, Gostivari me 45, Ohri me 36 dhe Kumanova me 33 raste. Në mesin e qyteteve me më shumë raste janë edhe Velesi (30), Manastiri (28), Struga (25), Prilepi (24) dhe Shtipi (22).

Kujtojmë që së fundmi nga Partia Liberal-Demokrate (PLD), kanë propozuar një nismë me të cilën synojnë që këto qendra të ofrojnë mbështetje profesionale për familjet dhe të rinjtë, ndërsa në komunat që nuk kanë kapacitete të mjaftueshme financiare, mbështetja të sigurohet nga pushteti qendror.

Nevoja për mekanizma të rinj për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve vjen në një periudhë kur rastet e raportuara në shkolla vazhdojnë të jenë shqetësuese, ndërsa institucionet po kërkojnë zgjidhje më efektive për trajtimin e këtij fenomeni.

Ndryshe, rreth 50 raste të dhunës mes bashkëmoshatarëve janë raportuar mesatarisht çdo vit në shkollat e vendit gjatë tre viteve të fundit shkollore, ndërsa institucionet kanë paralajmëruar masa të reja për parandalimin e këtij fenomeni.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ka deklaruar se dhuna nuk fillon në shkollë, por më së shpeshti buron nga familja, ndërsa kanë paralajmëruar edhe ndryshime ligjore që parashikojnë gjobë prej 250 eurosh për prindërit e fëmijëve që ushtrojnë dhunë në shkollë ose refuzojnë bashkëpunimin me institucionet.

Trending