Trendy

Haradinaj: Kurti shkon në Maqedoni për përurim projektesh të nisura nga BDI

Para 2 orë

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për vonesat në përfundimin e projekteve infrastrukturore, duke përmendur në veçanti autostradën e Gjilanit dhe atë Klinë-Gjakovë.

Haradinaj tha se në vend që këto dy autostrada të nisura para shumë vjetësh të përuroheshin sot, Kurti dhe kabineti i tij kanë udhëtuar në Maqedoninë e Veriut “për t’u mburrur me projektet e nisura sa ishte BDI në pushtet”.

“Kryeministri në detyrë ka harruar detyrën që e ka! Në vend që sot të përurohej autostrada e Gjilanit dhe ajo Klinë-Gjakovë, që kanë filluar që 7 vjet, ai me kabinetin e tij shkojnë në Maqedoni për t’u mburrur me projektet e nisura sa ishte BDI në pushtet. Hajde o zotni, e kryej punët e shtëpisë, se e more në qafë këtë vend”, shkruan ai.

“Ke premtuar që autostrada e Gjilanit kryhet në vitin 2023. Ke shpenzuar rreth 25 miliardë euro e s’ke ndërtuar një metër autostradë. Ajo lopatë me zhavor i kushtoi Kosovës 3 milionë tonë qymyr, dhuratë nga ti”, shton Haradinaj.

Trending