I kërkon falje kryeministrit Mickoski dhe ministrave që janë përfshirë në një përplasje politike. Ai thotë se është i gatshëm të mbajë përgjegjësi, por mohon se ndonjëherë ka pasur qëllim të ofendojë apo poshtërojë ndonjë popull, fe apo komunitet etnik.
Pas tre ditësh heshtje, reagoi drejtori i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve, Dalibor Kitanoviq, pasi në rrjetet sociale publikoi një fotografi ku Mlladiqi paraqitej së bashku me figura nga historia serbe, mes tyre edhe Draža Mihajlloviqi, me mbishkrimin “Gjeneralët e ushtrisë qiellore”. Ai thotë se e ka fshirë menjëherë postimin e kontestuar.
“Jam i gatshëm të mbaj përgjegjësi për çdo fjalë timen. Por nuk do të mbaj përgjegjësi për manipulimet e të tjerëve me fjalët e mia. Nuk do të pranoj që tërheqja ime e postimit të shndërrohet në pranim të diçkaje që nuk e kam bërë. Nuk do të lejoj që mirësjellja ime njerëzore të interpretohet si dobësi. Dhe nuk do të lejoj që përmes meje të ofendohet as populli im, as partia ime”, ka shkruar Dalibor Kitanoviq, drejtor i Agjencisë për Realizimin e të Drejtave të Komuniteteve.











