Një 55-vjeçare nga Kosova ka denoncuar në SPB Tetovë se është mashtruar nga një person nga Tetova gjatë një marrëveshjeje për shitjen e një automjeti.
Sipas denoncimit, H.I. rreth një vit e gjysmë më parë i kishte ofruar për shitje një automjet të markës „Audi“. Sipas marrëveshjes, një pjesë e shumës do të paguhej përmes transferit të shpejtë të parave në emër të motrës së tij.
Gruaja ka deklaruar se më 3 shtator 2026 e ka kryer pagesën, ndërsa pas kësaj personi ka ndërprerë komunikimin me të. Më pas, ajo ka kuptuar se ishte mashtruar.
Policia po ndërmerr masa për zbardhjen e rastit.











