Trendy

“Kriza” e ajvari, Tregtarët ulin çmimet, por përballen me mungesë të blerësve

Para 35 minuta

Edhe pse tezgat në tregjet në Gostivar dhe Tetovë janë të stërmbushura me specat e njohur për ajvar, megjithatë ka shumë qytetarë që hezistojnë të blejnë. Shkak për këtë janë bërë lajmet e fundit mbi praninë e lartë të pesticideve në produktet vendase. Arsyeja kryesore e këtë zmbrapsjeje lidhet me alarmet e fundit ndërkombëtare, të cilët kthejnë prodhimet e Maqedonisë së Veriut. Autoritetet bullgare kanë ndaluar në dy raste ngarkesa me speca nga Maqedonia e Veriut pas analizave që rezultuan me mbetje pofatale pesticidesh mbi nivelet e lejuara. Po ashtu, qytetarët përmendin edhe kthimin e kamionëve nga Kroacia për të njëjtat arsye. Shitësit thonë se çmimet janë të volitshme dhe kanë pësuar rënie, duke filluar nga 40 denarë për kilogram. Megjithatë, ata ankohen se shitjet kanë rënë në mënyrë drastike.”Tezgat i kemi plot, çmimet i kemi ulur, por myshterinj ka shumë pak. Njerëzit janë frikësuar. Kjo situatë ka ndikuar në rënien e shitjeve,” shprehet i dëshpëruar një tregtar.Ka qytetarë që kanë vendosur mos blejnë speca shkaku I frikës për atë që ka dëgjuar në lajme.”Si të përgatisim ajvar kur na thonë se specat janë të helmuar? Kemi frikë t’i konsumojmë. Këtu tek ne nuk ka kontrolle fare, prandaj dyshojmë te ky mall,” thotë një qytetar që këtë vit ka vendosur të mos rrezikojë.Megjithatë ditëve të fundit, pavarësisht shumë lajmeve që qarkullojnë në media, shumë qytetarë kanë vendosur të blejnë specat dhe të përgatisin ajvarin. “Nuk besojmë se kanë pesticide apo helme, pasi që me vite blejmë në tregun e Tetovës dhe nuk ka ndodhur që të kemi dyshime apo diçka probleme shëndetësore, prandaj kam blerë speca dhe mendoj se janë cilësorë”, thotë një blerës tetovarë.Pavarësisht këtyre lajmeve, tashmë qytetarët kanë shumë opcione për të blerë speca për ajvar, sepse ditën e enjte që është ditë tregu, organizohet edhe treg i hapur afër teleferikut dhe atje qytetarët mund të blejnë speca edhe me shumicë edhe më pakicë. Ndryshe, Agjencia Bullgare e Sigurisë Ushqimore, ka ndaluar futjen në tregun e Bashkimit Evropian dërgesën me speca nga Republika e Maqedonisë së Veriut.Specat kishin përmbajtje të lartë të pesticideve. Kjo u konstatua gjatë testeve laboratorike, në kuadër të kontrollit të përforcuar të fruta-perimeve të freskëta të destinuara për tregun bullgar. 9.5 ton speca nga Maqedonia e Veriut do të dërgohen për asgjësim.Rikujtojmë se disa vite me rradhë janë riktheyr disa kamion edhe me lakra nga Maqedonia e Veriut nga autoritetet e Kroacisë.

Trending