Trendy

Një aktgjykim nuk e fshin historinë!” – Hoxhë Enis Rama: “Jo në emrin tim!”

Para 2 minuta

Hoxhë Enis Rama ka reaguar me tone të forta pas aktgjykimit të sotëm, duke theksuar se vendimi i një gjykate nuk mund të përcaktojë të gjithë historinë e Kosovës.

 

“Sot një gjykatë e dha fjalën e saj. Por nuk e dha fjalën e fundit të historisë”, shkruan Rama në reagimin e tij.

 

Ai thotë se historia e Kosovës nuk është shkruar në sallat e gjykatave, por në burgje e dëbime, në xhami, shkolla e shtëpi të djegura, në varre dhe në sakrificën e një populli që kërkonte të jetonte i lirë në vendin e vet.

 

“Gjykata mund të shkruajë një aktgjykim për ushtarët e lirisë. Por nuk mund ta rishkruajë kujtesën e një populli”, shprehet ai.

 

Në fund, Rama e përmbyll reagimin me një qëndrim të prerë: “Jo në emrin tim!”

Trending